Turkal: elita politike në RMV të vendosë – nëse do të hyjë në BE apo sërish do të negociojë për një kornizë të re

    Eksperti juridik kroat për Ballkanin Perëndimor dhe ish-kryenegociator për Kroacinë për kapitujt 23 dhe 24, Kristian Turkal në një intervistë për AIM, thotë se nëse sërish negociohet për një Kornizë e re negocuese, kjo do të thotë humbje edhe shumë vite për shtetin dhe kthimin e procesit të integrimit evropian nga fillimi, përcjell Nistori.

    Në pyetjen e AIM nëse në BE janë të mundshme situata për ndryshim të Kornizës negociuese, siç e kërkon opozita dhe përveç faktit që ndryshimet kushtetuese kanë veprim të vonuar, gjegjësisht kur do t’i mbyllim kapitujt, Turkal thotë se gjithçka varet nga ajo që dëshiron elita politike – nëse Maqedonia e Veriut  në mënyrë të përshpejtuar të hyjë shpejt në BE apo sërish të negociojë për një kornizë të re. 

     “Do të thotë, ajo varet se çfarë dëshiron Maqedonia, nëse elita juaj politike dëshiron që Maqedonia në mënyrë të përshpejtuar të hyjë në Bashkimin Evropian apo dëshiron sërish të negociojë për një kornizë të re negociuese, që nënkupton ta kthejë procesin në fillim”, theksoi Turkal.

    Sipas tij, teorikisht gjithçka është e mundur, gjithsesi, thotë, kur negociohet gjithmonë duhet të merret parasysh se po negociohet me 27 shtete-anëtare. 

    “Jeni të vetëdijshëm se sa e vështirë ishte arritja e marrëveshjes për hapjen e negociatave për Maqedoninë. Me siguri jeni të vetëdijshëm dhe sa përpjekje ka bërë kryeministri ynë për t’i bindur kolegët nga Bashkimi Evropian se duhet të fillojnë negociatat me Maqedoninë. Të hapësh atë rrëfim edhe një herë,  do të thotë të kthehen gjërat në fillim. Kjo mund të nënkuptojë humbje të shumë viteve të tjera për Maqedoninë, është decid eksperti kroat.

    Me Turkaljin biseduam edhe për mekanizmat për luftë kundër korrupsionit në Kroaci, mënyrën e arritjes së konsensusit politik, përfitimet e anëtarësimit një dekadë të Kroacisë në Union…

    Lajmi Paraprak

    Ky është ilaçi i vetëm efikas kundër alergjisë ndaj polenit?

    Lajmi i rradhës

    Partitë më dy prill duhet t’i dorëzojnë në KShZ listat e kandidatëve për deputetë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë