Turqia i quan fjalët e Trumpit për Gazën si ‘të gabuara dhe absurde’

    Komentet e Donald Trump vazhdojnë të provokojnë një reagim të fortë nga aleatët dhe kundërshtarët e ShBA.

    Turqia, anëtare e NATO-s, është e fundit që e përshkruan idenë e Trumpit për të zhvendosur banorët e Gazës diku tjetër si “të papranueshme”.

    Ministri i Jashtëm, Hakan Fidan, tha se zhvendosja e kaluar e palestinezëve dhe vendosja e izraelitëve në ato zona është shkaku kryesor i konfliktit.

    “Çështja e dëbimeve nga Gaza nuk është diçka që as rajoni dhe as ne do ta pranonim”, i tha ai agjencisë shtetërore Anadolu.

    “Edhe të mendosh për këtë, për mendimin tim, është e gabuar dhe absurde”, shtoi kryediplomati turk.

    Kina, e cila ka marrëdhënie të ftohta me Uashingtonin, gjithashtu hodhi poshtë sugjerimin.

    Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme, Lin Jian tha: “Kina ka besuar gjithmonë se sundimi palestinez është parimi bazë i qeverisjes së pasluftës në Gaza”.

    Ai përsëriti mbështetjen e gjatë të Pekinit për një zgjidhje me dy shtete.

    Lajmi Paraprak

    Juventusi fitoi mbi 100 milionë nga shitja e lojtarëve të akademisë

    Lajmi i rradhës

    Serbi, studentët të vendosur për vazhdimin e protestave

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë