Turqia miraton anëtarësimin e Finlandës në NATO

    Turqia ështe anëtarja e fundit e NATO-s që ratifikoi pranimin e Finlandës në aleancën ushtarake.

    Një shumicë e madhe deputetësh të Parlamentit të Turqisë votuan pro kërkesës së Finlandës për t’u anëtarësuar në NATO. Ky hap pritej pasi Presidenti Rexhep Tajip Erdogan dha pas disa muajsh vonesa javën e kaluar miratimin e tij për pranimin e Finlandës. Turqia ishte e fundit nga 30 vendet anëtare të NATO-s që miratoi kërkesën e Finlandës për t’u bashkuar me aleancën ushtarake. 

    Të hënën (27.03) pranimi i Finlandës në aleancën ushtarake perëndimore ishte ratifikuar edhe nga Hungaria.

    Mirënjohje – dhe disa formalitete

    Pas votimit në Parlamentin e Turqisë presidenti i Finlandës Sauli Niinistö i falënderoi 30 anëtarët e aleancës për besimin dhe mbështetjen e tyre. “Finlanda tani është gati të anëtarësohet në NATO”, shkroi presidenti finlandez në Twitter. Vendi i tij do të jetë një aleat i fortë dhe i aftë.

    Kryeministrja finlandeze, Sanna Marin, falenderoi gjithashtu kolektivisht të gjithë anëtarët e NATO-s. Si presidenti edhe kryeministrja  finlandeze shprehën po ashtu mbështetjen e tyre për vendin fqinj të Finlandës, Suedinë, në rrugën e saj drejt NATO-s.

    Miratimin nga Ankaraja e përshëndeti edhe Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg.

    Tani Filandës i duhet të plotësojë në ditët në vijim disa formalitetete dhe nëse gjithçka shkon sipas planit, pranimi i Finlandës në NATO mund të vuloset në takimin e ministrave të jashtëm të NATO-s të martën dhe të mërkurën e ardhshme (4-5 prill). Me këtë rast flamuri finlandez do të ngrihet solemnisht para selisë së NATO-s në Bruksel. /DW/

    Lajmi Paraprak

    BE: Marrëveshja mes Kosovës dhe Serbisë për targat nuk ka afate kohore

    Lajmi i rradhës

    QENTË ENDACAKË | Merko: Kur mund të theren qengjat, pse të mos theren edhe qentë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë