TV Alfa: Arrestohet nipi i Ali Ahmetit për trafikim me drogë (Video)

    Arrestohet për trafik droge Musa Ahmeti, nipi i Ali Ahmetit. Nga informacionet e televizionit Alfa, menjëherë pas mbërritjes në Maqedoni, ai u kap me drogë. Për shkak të informacioneve që kemi marrë nga një sinjalizues, në MPB-në e kemi bërë një pyetje konkrete – nëse Musa Ahmeti është arrestuar në Kërçovë, me emër dhe mbiemër, përcjell Nistori.

    “A është arrestuar Musa Ahmeti nga ana e policisë në Kërçovë gjatë tri javëve të fundit nën dyshimin për posedim dhe shitje të paautorizuar të narkotikëve?, ishte pyetja që Alfa ia bëri MPB-së.

    Në përgjigjen që morëm përmenden vetëm inicialet M.A., për një person i cili u arrestua në Zajas pas kontrollit në banesën e tij.

    “Me datë 29/30.10 2022 nga ora 19:10 deri në ora 00:10 me urdhër të Gjykatës Themelore Kërçovë për bastisje të shtëpisë dhe objekteve ndihmëse, është kryer bastisje në shtëpinë e personit M.A. (34) nga fshati Zajas i Kërçovës. Gjatë kontrollit u sekuestruan marijuanë, një peshore digjitale me mbetje marijuanë dhe kokainë, katër fishekë armësh dhe një pjatë me mbetje kokaine. Për këtë ngjarje penalo juridike nën dyshimin për vepër penale… është njoftuar prokurori publik nga Prokuroria Publike Kërçovë. Më 20.12.2022 SPB Kërçovë ka paraqitur kallëzim penal kundër M. A. nga Zajasi, njofton MPB.

    M. A., personi i cili ka iniciale të njëjta me Musa Ahmetin është arrestuar më 27 dhjetor në Kërçovë për shkak të ngjarjes penalo-juridike që i ngarkohet. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Vrau me thikë partnerin e dhunshëm, shpallet e pafajshme Ilioska nga Velesi

    Lajmi i rradhës

    Këshilli i ambasadorëve bën thirrje për ulje të tensioneve në marrëdhëniet Maqedoni – Bullgari

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë