U ekstradua në RMV Besim Krasniqi, vëllai i Agim Krasniqit pjesë e grupit të Kondovës

    Nga Ministria e Punëve të Brendshme njoftojnë se sot është realizuar me sukses ekstradimi nga Kosova i Besim Krasniqit, i cili kërkohej me fletarrest për vuajtje të dënimit me burg. Nga MPB njoftojnë se i njëjti tashmë është vendosur në burgun e Idrizovës.

    “Ministria e Punëve të Brendshme njofton opinionin se sot (17.05.2024) zyrtarët policorë të Departamentit për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor pranë MPB-së dhe Njësiti i Policisë Intervenuese pranë SPB-Shkup kanë përfunduar procesin e ekstradimit nga Kosova në Republikën e Maqedonisë së Veriut të Besim Krasniqit (44), i cili me urdhër të Gjykatës Themelore Penale Shkup kërkohej për vuajtje të dënimit me burg për veprat penale të grabitje, krimeve të rënda kundër sigurisë së përgjithshme dhe dënimit për përgatitje në lidhje me veprën penale terrorizëm. Personi është dërguar në burgun e Idrizovës”, thuhet në njoftimin e MPB-së.

    Vëllai i Besimit, Agim Krasniqi u arrestua në vitin 2008, bashkë me grupin e tij 7-të anëtarësh për parregullsi zgjedhore gjatë zgjedhjeve të atëhershme parlamentare. Grupi i tij gjithashtu është dënuar për terrorizëm, gjegjësisht planifikim të sulmit në Shkup.

      Lajmi Paraprak

      “Katër vjet, sa katër ditë”, maturantët përfunduan shkollën e mesme

      Lajmi i rradhës

      Refuzohet padia e “Frontit Europian” për vendvotimin në Krushevë

      Lajme tjera

      Bashkohu

      Informohu në kohë