U vra në Kosovë, Qeveria merr përsipër shpenzimet për bartjen e kufomës së shtetases argjentinase

    Qeveria e Kosovës do t’i mbulojë shpenzimet për bartjen në Argjentinë të kufomës së shtetases argjentinase, Maria Clara Urdungaray, e cila dyshohet se u vra nga i dashuri i saj në Fushë Kosovë.

    Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar Flamur Pireva, Këshilltar Politik në Ministrinë e Drejtësisë.

    Përmes një përgjigjeje me shkrim, ai ka bërë të ditur se kjo po bëhet për shkak të gjendjes së vështirë ekonomike të familjes së viktimës.

    “Për shkak të gjendjes së vështirë ekonomike të familjes së viktimës, Qeveria do të merr përsipër mbulimin e shpenzimeve për bartjen e kufomës së të ndjerës”, ka thënë shkurtimisht ai.

    Gjykata Themelore në Prishtinë ia ka vazhduar edhe për dy muaj masën e paraburgimit të dyshuarit për vrasjen e Clara Urdungaray.

    Argjentinasja 27-vjeçare ka vdekur më 2 gusht pasi ka rënë nga kati i gjashtë i një hoteli në Fushë Kosovë derisa ishte me të dashurin e saj, Endrit Nika.

    Ky i fundit me shtetësi zvicerane, është arrestuar nga autoritetet vendore si i dyshuar për rastin.

    Facundo Urdangaray, babai i Maria Clara Urdangaray, ditë më parë ka dhënë detaje të reja për ecurinë e hetimeve.

    Ai ka treguar se mjekësia ligjore ka gjetur lëndime që nuk përputhen me rënien nga lartësia, pra ato ishin të mëparshme.

    Edhe pse ende nevojitet më shumë ekspertizë, kjo do ta komplikonte Endrit Nikën, të dashurin e saj 31-vjeçar, pasi rasti po hetohet si një femicid i mundshëm.

    “Ata kanë gjetur shenja në trupin e vajzës sime se ka pasur lëndime të mëparshme. Mavijosje në krahët e saj. Kur një person bie nga një lartësi e tillë, ai ka lëndime të caktuara, por nëse ju shtrëngojnë fort krahët, ato lëndime nuk janë prej rënies,” ka shpjeguar Urdangaray për Radio 221 në Argjentinë.

    Lajmi Paraprak

    Top transferimet e lojtarëve shqiptarë në këtë afat kalimtar – disa kushtuan miliona euro

    Lajmi i rradhës

    Era e tharbtë e gojës, disa nga shkaktarët

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë