UNESCO rekomandon që Lugina e Vjosës të shpallet ‘Rezervat i Biosferës’

    UNESCO ka rekomanduar që Lugina e Vjosës të shpallet Rezervat i Biosferës dhe miratimi pritet të kryhet në muajin shtator.

    Lajmi është bërë i ditur nga ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro, përmes një postimi në faqen e saj në Facebook.

    Lexoni të plotë postimin e ministres:

    Ditë të mbarë me një lajm që na mbush me emocion dhe krenari: #UNESCO ka dhënë rekomandimin zyrtar që Lugina e Vjosës të shpallet Rezervat Biosfere

    Është më shumë se një vlerësim ndërkombëtar — është njohja ndaj bukurisë së egër të Vjosës, mirënjohja për njerëzit e atyre trevave që jetojnë në harmoni me natyrën dhe për përpjekjet e përbashkëta në mbrojtjen e lumit të fundit të egër të Evropës

    Dhe asgjë nuk ka ndodhur rastësisht, por vjen pas një pune shumë intensive të Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit dhe Agjencisë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura, nga vizita e parë e Drejtoreshës së Përgjithshme të UNESCO-s Audrey Azoulay në Vjosë në shkurt 2023, e deri te puna e palodhur e specialistëve të zonave të mbrojtura që ndoqën çdo hap me përkushtim e profesionalizëm

    Vjosa sot nuk është vetëm lumi, por është MODELI i zhvillimit të qëndrueshëm, ku natyra frymëzon  ndërsa në shtator të këtij viti pritet miratimi përfundimtar nga Këshilli i Rezervateve të Biosferës të UNESCO-s për përfshirjen e Vjosës në listën e pasurive botërore si një himn për natyrën dhe për njerëzit.

    Lajmi Paraprak

    Makinat heroike

    Lajmi i rradhës

    PRONAT FETARE NË RMV NËN THJERRË

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë