Vazhdon debati i përgjithshëm për ribalancin e plotësuar të Buxhetit

    Kuvendi, sot, në kuadër të seances së 47-të, do të vazhdojë debatin e përgjithshëm për ribalancin e plotësuar të Buxhetit, i cili përfshin tetë amendamentet e miratuara nga Komisioni për financa dhe Buxhet. Debati i përgjithshëm filloi të enjten dhe mund të zgjasë pesë ditë.

    Sipas Ministrit të Financve, Fatmir Besimi, ribalanci i propozuar i Buxhetit pasqyron politikat ekonomike dhe sociale që do t’i zbatojë Qeveria, të cilat janë të orientuar drejt arritjes së qëllimeve kryesore të përcaktuara me prioritetet strategjike.

    “Prioritetet deri në fund të vitit 2021 do të jenë të orientuara drejt përcaktimit për të mbështetur ekonominë me investime në projekte infrastrukturore, riprojektimin e strukturës së financave publike përmes rritjes së pjesëmarrjes në shpenzimet kapitale, si dhe forcimin e procesit të planifikimit, zbatimit dhe njoftimit për financat publike”, tha Besimi, duke arsyetuar ribalancin e Buxhetit para deputetëve.

    Ai theksoi se shëndeti i qytetarëve, ekonomia e shëndetshme, si dhe financat e shëndetshme dhe shoqëria në përgjithësi mbeten prioritete kryesore për sivjet.

    Deputetët kanë pikëpamje të ndara. Në ditët e kaluara, gjatë diskutimit parlamentar, deputetët nga LSDM përsëritën se ribalanci i Buxheti është hartuar dhe se rrit fondet për investime dhe për trajtimin e pasojave të pandemisë me Kovid-19.

    Nga ana tjetër, kolegët e tyre nga opozita qëndruan në vlerësimin se parashikimet e Buxhetit janë për ryshfet parazgjedhor dhe janë pasqyrim i punës së papërgjegjshme të kësaj qeverie. Ata akuzuan Qeverinë se nuk ka një politikë të përshtatshme ekonomike për shkak të së cilës investitorët e huaj po anashkalojnë vendin dhe për shpenzime joproduktive të fondeve.

    Debati parlamentar për ribalancin e Buxhetit do të vazhdojë sot, në orën 12. Në rendin e ditës të seancës së 47-të, pas propozimit të ndryshuar për ndryshimin dhe plotësimin e Buxhetit për vitin 2021, ka akoma 46 pika. Pika e dytë është Projekt-rezoluta për përcaktimin e pozicioneve të shtetit maqedonas në kontekstin e bllokadave të integrimit evropian, e cila fillimisht supozohej të ishte pika e nëntë./Kohamk/

    Lajmi Paraprak

    Iseni për problemin e ujit në Tearcë: Disa banorë duan anarki

    Lajmi i rradhës

    Filipçe: Deri në fund të gushtit do jenë vaksinuar 500 mijë qytetarë me të dyja dozat

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë