Vazhdon lufta me vatrat e zjarrit në RMV, së shpejti vjen në ndihmë Sllovenia, Serbia, Turqia dhe Mali i Zi 

    Lufta me stihitë e zjarrit në shtet vazhdon. Shuarja e zjarrit në malin Serta pritet të vazhdojë sot në mëngjes me helikopterë dhe air-traktorë. Ndërkohë kryeministri Hristian Mickoski paralajmëroi se së shpejti arrin ndihma nga Sllovenia, Serbia, Turqia dhe Mali i Zi në luftën kundër zjarreve.

    Ndërkohë drejtori i Qendrës për Menaxhim me Kriza (QMK) Stojançe Angelov dje vonë pasdite tha se zjarri vazhdon të digjet në malin Serta dhe se shuarja vazhdon edhe sot në mëngjes me helikopterë dhe air-traktorë të Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim.

    “Vazhdon të digjet. Fatkeqësisht, ne nuk arrijmë të vendosim kontroll mbi të. Terreni është jashtëzakonisht i keq, shumë i dendur, i prerë nga gryka. Temperatura e lartë dhe era që ndryshon drejtimin e bëjnë edhe më të vështirë shuarjen, shpjegoi ai.

    Lajmi Paraprak

    Zjarret dhe gjinkalla e La Fontenit

    Lajmi i rradhës

    Transporti publik në Shkup ende pa zgjidhje

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë