Vdekshmëria e foshnjave rome më e larta në RMV

    Në raportin për implementimin e politikave për romët në Maqedoninë e Veriut theksohet se shkalla e vdekshmërisë tek foshnjat rome është mbi 3 për qind dhe është më e larta në mesin e të gjitha bashkësive etnike në shtet.

    Te romët e moshës 25 deri në 44 vjeç, shkalla e vdekshmërisë është 5 për qind, ndërsa tek ata mbi 45 vjeç, vdekshmëria e ka shkallën më të lartë dhe arrin shifrën 37 për qind.

    Në raport theksohet se vendbanimi edhe më tej mbetet një prej fushave më kritike, ndërsa shkalla e shkollimit lë për të dëshiruar.

    “Në pjesën e arsimit, në edukimin parashkollor vetëm 1,3 për qind e fëmijëve janë të regjistruar në çerdhe. Në arsimin fillor në vitin shkollor 2024/2025, vetëm 6 për qind e nxënësve të regjistruar në shkollat fillore janë romë.  Në arsim të mesëm janë regjistruar akoma më pak, gjegjësisht 2,7 për qind. ”

    Lajmi Paraprak

    Fitore si e Pirros apo si të Enverit…?

    Lajmi i rradhës

    “Shqipëria bëhet” me Edi Ramën  

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë