Vdes shefi i “Lukoil-it”, ka rënë nga dritarja në spitalin ku ishte shtrirë

    Shefi i bordit të drejtorëve të Lukoil, Ravil Maganov, ka vdekur sot pasi ka rënë nga dritarja në spitalin ku ishte shtrirë, raporton Reuters. Maganov ishte gjithashtu nënkryetar i kompanisë së dytë më të madhe të naftës në Rusi. Për momentin nuk ka informacion shtesë se si ka mundur të bjerë nga dritarja nga kati i gjashtë i Spitalit Klinik qendror në Moskë.

    Maganov punonte në “Lukoil” që nga viti 1993 dhe është autor i emrit të kësaj kompanie nafte. Që nga viti 2020 është emëruar kryetar i bordit të drejtorëve.

    Përdryshe, kompania ruse e naftës “Lukoil” ka kaluar një periudhë të trazuar që nga fillimi i agresionit rus kundër Ukrainës. Që në fillim të luftës në Ukrainë, bordi i drejtorëve të “Lukoil” lëshoi ​​një deklaratë në të cilën bëri thirrje që konflikti ushtarak në Ukrainë të ndalet sa më shpejt që të jetë e mundur. Një deklaratë nga bordi i drejtorëve të Lukoil nga fillimi i marsit tha se ata mbështesin fuqimisht armëpushimin dhe se çështjet duhet të zgjidhen përmes negociatave serioze dhe diplomacisë, raportoi CNN në fillim të marsit.

    Disa javë më vonë, themeluesi dhe drejtori i Lukoil, Vagit Alekperov, dha dorëheqje nga pozita që e kishte mbajtur që nga 5 prilli 1993, transmeton Radio Evropa e Lirë në gjuhën angleze. Një hap i tillë nga ana e tij pasoi pasi ai dhe manjatë të tjerë rusë u përfshinë në listën e sanksioneve nga Mbretëria e Bashkuar dhe Australia për shkak të pushtimit ushtarak rus të Ukrainës.

    Lajmi Paraprak

    Prindërit reagojnë ndaj ministres Trençevska: Nuk ka asistentë arsimorë për nxënësit me aftësi të kufizuara

    Lajmi i rradhës

    “Ekonomia në humbje mbi një milionë euro në ditë, vetëm nga pagesa e energjisë elektrike me çmim të rritur”

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë