Vdes Sulejman Sulejmani, ish i dënuar i pafajshëm në rastin e “Sopotit”

    Në moshën 78 vjeçare ka ndërruar jetë Sulejman Sulejmani nga fshati Sopot i Kumanovës, njëri prej personave të dënuar të pafajshëm për rastin e montuar të “Sopotit”.

    Ndryshe, rasti “Sopoti” është nga viti 2003, kur dy ushtarë polakë dhe një shtetas i Maqedonisë humbën jetën, pasi që një automjet terreni i NATO-s shkeli në minë në rrugën rajonale Sushevë – Sopot. Për këtë rast, Sulejmani së bashku me disa bashkëfshatarë të tjerë u akuzuan se kanë vendosur minën dhe ishin dënuar me156 vite burg, ku Sulejmani vuajti afër 7 vite burg.

    Ndërkohë, nga materialet e përgjuara të publikuara në vitin 2015 nga lideri i LSDM-së, Zoran Zaev ose të ashtuquajturat “bomba”, dëgjohet si ish-ministrja e Ministrisë së Punëve të Brendshme, Gordana Jankullovska dhe ish-shefi i Policisë Sekrete, Sasho Mijallkov, diskutojnë për rastin në fjalë dhe thonë se të akuzuarit pafajsisht janë burgosur.

    Prokuroria Themelore Publike për Ndjekje të Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit në korrik të vitit 2017 ia ka dorëzuar lëndën Prokurorisë Speciale, pasi që në opinion u publikuan bisedime të funksionarëve qeveritarë të ndërlidhur me këtë rast.

    Pas marrjes nën kompetenca, PSP dha dorëheqje nga aktakuza e rastit më 19 mars të vitit 2018. Prokurorja Katica Janeva asokohe tha se nuk ka dëshmi të mjaftueshme me të cilat mund të konfirmohet aktakuza për të akuzuarit konkret. Prokurori Burim Rustemi tha se dëshmia e vetme në të cilën bazohet aktgjykimi është dëshmia e Bajram Ramadanit, i cili dëshminë e ka dhënë me dhunë. Rustemi konfirmoi se vepra penale terrorizëm nuk mund të lidhet me të akuzuarit.

    Lajmi Paraprak

    Goran Misovski zgjidhet pasardhës i Tito Petkovskit!

    Lajmi i rradhës

    Sanksione që dëmtojnë edhe Rusinë, edhe BE-në

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë