Videoja e ushtarëve rusë që zbresin me parashuta në Kharkov është të paktën 8 vjet e vjetër

    Videoja nuk është e re dhe nuk tregon parashutistët rusë që zbresin mbi Kharkov. Videoja mund të gjendet në YouTube, e publikuar në vitin 2018, si një regjistrim i një stërvitjeje ushtarake në Vostok, dhe e njëjta mund të gjendet në Facebook, e shpërndarë në faqen “Made in Russia” më 18 shtator 2016.

    Një video e dyshimtë e mijëra ushtarëve rusë që zbresin me parashutë mbi qytetin ukrainas të Kharkovit është shfaqur në mediat sociale. Videoja u bë shumë virale në një kohë të shkurtër, ndërsa u përcoll nga disa nga portalet maqedonase (këtu dhe këtu). Sipas raportimeve, përveç tankeve, avionëve dhe helikopterëve, trupat ruse me parashuta u ulën në territorin ukrainas.

    Kontrolli ynë tregoi se bëhet fjalë për një video që është të paktën 8 deri në 10 vjet e vjetër.

    Në rrjetin social Twitter është shfaqur një video e mrekullueshme, e cila tregon se si qielli mbi Ukrainën është i mbushur me parashuta dhe në pamje të parë, duke marrë parasysh formën e krahëve të parashutës, e gjithë fotografia duket si një det plot me meduza, thuhet në këtë shkrim

    Videoja nga përdoruesi i Twitter-it e shkarkuar nga portalet tona është hequr, por mund të shihet këtu. Kjo video u bë virale edhe në YouTube (këtukëtukëtu).

    Videoja nuk është e re dhe nuk tregon parashutistët rusë që zbresin në Kharkov. Videoja mund të gjendet në YouTube, e postuar në vitin 2018, si një regjistrim i një stërvitje ushtarake në Vostok.

    Ne gjetëm të njëjtën video në Facebook, të shpërndarë nga faqja Made in Russia më 18 shtator 2016. Sipas njoftimit, video është realizuar në vitin 2014.

    Nga e gjithë kjo mund të përfundojmë që materiali në të cilin pretendohet se shfaqen mijëra parashutistë rusë që zbarkojnë mbi Kharkov, nuk ka asnjë lidhje me sulmin rus ndaj Ukrainës që filloi më 24 shkurt 2022.

    Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari.

    Lajmi Paraprak

    Arsenalit pritet t’i largohen tre yje

    Lajmi i rradhës

    Tepricë mësimdhënësish: Orë me vetëm një nxënës

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë