Vetëvrasje e rritje dhune, qyteti në Groenlandë ndalon shitjen e alkoolit

    Një qytet në Grenlandën lindore ka lëshuar një ndalim dy-javor të alkoolit pasi raportoi disa incidente ‘shqetësuese’.

    Sipas medieve të huaja, autoritetet thonë se ndalimi i përkohshëm i të gjitha shitjeve të alkoolit në Tasiilaq ishte i nevojshëm pas një rritje të papritur të dhunës.

    Ditët e fundit, policia në qytet ka raportuar 15 shqetësime në familje, dy vetëvrasje, katër kërcënime vetëvrasëse dhe gjashtë incidente të tjera dhune.

    Zyrtarët lokalë të shëndetit deklaruan gjithashtu se nuk kishin kapacitet për të trajtuar njerëzit për helmim nga alkooli.

    Autoritetet thanë se “incidentet shqetësuese” kanë lënë gjurmë në Tasiilaq, një vendbanim me pak më pak se 2 000 njerëz në bregun lindor të Grenlandës.

    Lajmi Paraprak

    Si të kurseni mjaftueshëm para përgjatë rutinës suaj

    Lajmi i rradhës

    OBSH-ja më pesimiste për fundin e pandemisë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë