Vetëvritet një person në burgun e Kumanovës, ishet i dënuar me burg të përjetshëm

    Usein Rashidov, i cili vitin e kaluar në mënyrë mizore e vrau Tankica Malladenovska nga Koçani, në mëngjes është gjetur i vdekur në qelinë e paraburgimit

    Nenad Cvetkoviq, drejtor i Burgut Kumanovë në fshatin Kshanje për AIM e konfirmon informatën se trupi i personit të dënuar është gjetur rreth orës 6.

    Ai potencoi se janë njoftuar prokuroria publike dhe gjykata, ndërsa trupi është dërguar për autopsi.

    Rashidov u dënua në burg të përjetshëm për veprën e kryer vrasje mizore, i cili vjet me 40 therrje e vrau Tankicën.

    Aktvendimi i Gjykatës themelore në Koçan ende nuk është i plotëfuqishëm, pasi në vijim janë procdura ankimuese, e në këtë gjykatë në vijim ishte edhe procedura për Rashidovin për vepër të kryer penale shantazh, pasi me vite ka shantazhuar Tankicën me fotografi kompromituese.

    Lajmi Paraprak

    Semimaturantët në dilemë se ku do të vazhdojnë arsimin e mesëm

    Lajmi i rradhës

    Viber-i, aplikacioni që shfrytëzohet nga maturantët për të kopjuar në provim

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë