VETINGU | Lloga – Kopp-it: Ky proces nuk mund të realizohet pa mbështetjen e BE-së dhe ShBA-ve

    Ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga ka zhvilluar sot një takim me ambasadorin e Mbretërisë së Holandës në vendin tonë, Dirk Jan Kopp.

    Lloga falënderoi ambasadorin Jan Kopp për bashkëpunimin intensiv dhe përkushtimin në agjendën e reformave evropiane, si dhe ndihmën e dhënë përmes projekteve të financuara nga Holanda dhe që kanë të bëjnë me cilësinë dhe llogaridhënien e sistemit të drejtësisë së RMV-së, forcimin e llogaridhënies, efikasitetit dhe transparencës e Këshillit Gjyqësor, përkrahja e Akademisë së Gjyqtarëve dhe Prokurorëve Publikë, sundimi i ligjit, liria e medias, masat mbrojtëse kundër korrupsionit.

    Në takim u diskutua për finalizimin e hartimit të Strategjisë së re të Reformës në Sektorin e Drejtësisë 2023-2027, përgatitjen e Kodit të ri Penal, shqyrtimin si dhe forcimin e kapaciteteve për zhvillimin e negociatave në Kapitullin 23, “Drejtësia dhe të Drejtat Themelore”.

    Ambasadori Jan Kopp shprehu interesim për nismën për përgatitjen e Kodit të ri Zgjedhor.

    Ministri Lloga informoi se grupi punues nuk mund të fillojë me punë për faktin se VMRO-DPMNE nuk propozon anëtarin e vet përkundër disa kërkesave për emërimin e përfaqësuesit të tyre.

    Në lidhje me fillimin e procesit të vetingut, Lloga deklaroi se ky proces nuk mund të realizohet pa mbështetjen e BE-së dhe SHBA-ve.

    Lajmi Paraprak

    NPK “Tetova”: Uji në Tetovë është i pijshëm

    Lajmi i rradhës

    Psikologët: Krizat kanë shkaktuar ankth e depresion te qytetarët e RMV-së

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë