(Video) Sulmi i Rade Shteklit u njoftua në TikTok / Toshkovski: do t’u përgjigjemi grupeve kriminale

    Në rrjetin social TikTok është publikuar një video kërcënuese e një shpërthimi në Keramidnicë, e cila interpretohet si paralajmërim i sulmit të sotëm ndaj Rade Trajkovski Shteklit, përcjell Nistori.

    “Shkup, Keramidnica përballë East Gate! Po vjen një kataklizëm, të dua vëlla”, thuhet në videon me mbishkrim.

    Në oborrin e Shteklit mëngjesin e sotëm është hedhur bombë, nga shpërthimi është lënduar dhe është dërguar në spitalin “Sveti Naum Ohridski”. Nga aty thonë se është jashtë rrezikut për jetën. Në shtëpinë e Shteklit MPB-ja po kryen hetim.

    @radestekli26 #fyp #fpy #viraltiktok ♬ original sound – rade stekli

    Ministri i Punëve të Brendshme Pançe Toshkovski, sot është pyetur në lidhje me shpërthimin që ndodhi në Shkup, nga i cili mbeti i plagosur Rade Trajkovski- Shtekli. Toshkovski tha se në mënyrën e duhur do t’u përgjigjen grupeve kriminale.

    “Mirë është se nuk kemi gjendje të rrezikut për jetë të askujt në këtë moment, keq është se bandat kriminele edhe sot janë “të tërbuara”, por, në mënyrë adekuate, me vendosmëri dhe me ashpërsi do t’u përgjigjemi të gjithë atyre që e prishin qetësinë e qytetarëve tanë, deklaroi ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski.

    “Në suaza të asaj që është kompetencë e MPB-së, sipas kapaciteteve që i kemi, do të veprojmë. Për këtë ju siguroj. Nuk do të ketë më përgjumje, siç është përgjumur më herët”, shtoi më tej Toshkovski.


    Lajmi Paraprak

    Ku mbetën linjat hekurudhore dhe ajrore, të parapara me Marrëveshjen e Uashingtonit?

    Lajmi i rradhës

    Revizioni: ish-drejtorët e postës rritën jashtëligjshëm rrogat e tyre me 50%, postierët me paga minimale

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë