Vijon periudhë e motit shumë të nxehtë në RMV

    Deri nga fundi i ditës moti do të jetë me diell dhe i nxehtë me vranësira të vogla lokale dhe erë të dobët nga drejtim i ndryshëm. Temperatura maksimale do të jetë në interval prej 31 deri 38 gradë Celsius. UV indeksi do të jetë 9.

    Në Shkup moti do të jetë kryesisht me diell, i nxehtë dhe i qetë. Temperatura do të arrijë deri 37 gradë Celsius.

    “Vijon periudhë e motit shumë të nxehtë me temperaturë ditore mbi 30, ndërsa në disa vende do të arrijë 40 gradë Celsius. Në orët e pasdites, kryesisht në rajonet malore, do të ketë dukuri të izoluar të jostabilitetit me të reshura të shkurtra të shiut dhe bubullima të rralla”, informojnë nga DPHM. 

    Lajmi Paraprak

    Yllka Nuredini u zgjodh kryetare e FRASH-it

    Lajmi i rradhës

    Vera e thatë, frikë nga përhapja e zjarreve

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë