Viti i ri shkollor, nxënësit ukrainasë mësojnë se si të fluturojnë dronët

    Sot është dita e parë e vitit të ri shkollor për fëmijët në Ukrainë.

    Ndërsa disa do të praktikojnë aftësitë e tyre të shkrim-leximit dhe numërimit, të tjerët kanë mësuar të fluturojnë dronët.

    Në një mesazh në Facebook, kryetari i bashkisë së Lviv, Andriy Sadovyi ndau edhe një fotografi të të rinjve të ulur para kompjuterëve, të cilët po mësojnë “fluturimin”, raporton skynews.

    “Ky është realiteti ynë i ri. Aftësitë e fluturimit dhe grumbullimi i dronëve janë një nga elementët e programit ‘Mbroni Ukrainën’, i cili do të studiohet në shkollat tona”, shkroi ai.

    Dronët janë bërë pjesë e pandashme e luftës, ku Ukraina dhe Rusia po i përdorin ato si armë të lira dhe lehtësisht të përshtatshme.

    Ndryshe, Rusia nisi pushtimin e pajustifikueshëm të shtetit ukrainasë më 24 shkurt të vitit të kaluar duke shkaktuar mijëra viktima dhe dëme të shumta materiale. 

    Lajmi Paraprak

    Serbia eksporton fruta me pesticide të rrezikshme për fëmijët

    Lajmi i rradhës

    Top transferimet e lojtarëve shqiptarë në këtë afat kalimtar – disa kushtuan miliona euro

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë