Vizat amerikane, çfarë ndryshon nga 2 shtatori!

    Ambasada amerikane në Tiranë njoftoi se duke filluar nga data 2 shtator 2025, të gjithë aplikantët për viza jo-emigruese – përfshirë edhe ata që aplikojnë për rinovim – do të jenë të detyruar të paraqiten për një intervistë me një zyrtar konsullor.

    Kjo masë vlen për shumicën e kategorive të vizave, dhe përfaqëson një ndryshim të rëndësishëm në procedurat e deritanishme, ku disa aplikantë kishin mundësi të përfitonin nga përjashtimi nga intervista. Ky ndryshim prek shumicën e kategorive të vizave dhe ka për qëllim forcimin e procedurave të kontrollit dhe vlerësimit. Ambasada u bën thirrje qytetarëve që të informohen me kohë përmes faqes zyrtare për të shmangur vonesat apo keqkuptimet gjatë procesit të aplikimit. Për më shumë detaje, qytetarët mund të vizitojnë linkun e shpërndarë nga ambasada.

    “Duke filluar nga data 2 shtator 2025, aplikantët për viza jo-emigruese në shumicën e kategorive të vizave, përfshirë edhe ata që po rinovojnë, do të jenë të detyruar të paraqiten për një intervistë me një zyrtar konsullor. Për më shumë informacion, vizitoni: http://bit.ly/ 3J8LncS “, – thuhet në njoftimin e ambasadës amerikane

    Konkretisht nga 2 shtatori 2025, të gjithë aplikantët për vizë jo-emigruese (përfshirë nën 14 vjeç dhe mbi 79 vjeç) në parim duhet të zhvillojnë intervistë, përjashtuar vetëm tre kategori specifike.

    Vendimi i DASH i 25 korrikut 2025, i shpërndarë sot nga ambasada amerikane zëvendëson atë të 18 shkurt 2025, i cili ishte shumë më fleksibël pasi përjashtimi nga intervista aplikohej për më shumë kategori, përfshirë ata që rinovonin vizat e vlefshme në të njëjtën kategori brenda 12 muajve nga skadimi, pa kufizim moshe. Por cilat janë kategoritë që përjashtohen nga intervista.

    Aplikanti klasifikohet sipas simboleve të vizave A-1, A-2, C-3 (përveç shoqëruesve, shërbëtorëve ose punonjësve personalë të zyrtarëve të akredituar), G1, G-2, G-3, G-4, NATO1 deri NATO-6, ose TECRO E-1;

    Aplikanti kërkon vizë të tipit diplomatik ose zyrtar;

    Aplikanti rinovon një vizë B1, B-2, B1/B2 me vlefshmëri të plotë, ose një Kartë/Etiketë për Kalim Kufitar (për shtetasit meksikanë), brenda 12 muajve nga skadimi i vizës së mëparshme, dhe ka qenë të paktën 18 vjeç në momentin e lëshimit të saj.

    Për të qenë i kualifikuar për përjashtim nga intervista në bazë të pikës së tretë më sipër, aplikanti duhet, gjithashtu, të plotësojë këto kushte:

    Të aplikojë në vendin e shtetësisë ose të banimit;

    Të mos jetë refuzuar ndonjëherë për vizë (përveç rasteve kur refuzimi është kapërcyer ose falur);

    Të mos ketë asnjë arsye të dukshme ose të mundshme për mospërputhshmëri.

    Oficerët konsullorë mund të kërkojnë zhvillimin e intervistës ballë për ballë në çdo rast, për çfarëdo arsye. Aplikantët duhet të kontrollojnë faqet zyrtare të ambasadave dhe konsullatave për informacion më të detajuar mbi kërkesat dhe procedurat e aplikimit për vizë, si dhe për të mësuar mbi statusin dhe shërbimet e tyre. /Panorama/

    Lajmi Paraprak

    Kimikate të dëmshme PFAS në produktet për ciklin menstrual

    Lajmi i rradhës

    Incidenti me armë zjarri në Tetovë: një i vrarë dhe një disa të plagosur

    Lajme tjera

    Franca nuk gjen qetësi

    Protestat masive në të gjithë Francën vazhduan edhe në fundjavë. Presioni duhet të vazhdojë, thotë një përfaqësues i…
    Më tepër

    Bashkohu

    Informohu në kohë