Vjosa shpallet zyrtarisht trashëgimi botërore në UNESCO

    Një lajm historik për Shqipërinë dhe natyrën shqiptare! Lumi Vjosa është përfshirë zyrtarisht në programin “Njeriu dhe Biosfera” të UNESCO-s, duke u bërë pjesë e listës së trashëgimisë botërore.

    Ky lajm u shpall gjatë Kongresit Botëror mbi Rezervat e Biosferës në Kinë, ku flamuri shqiptar u ngrit nga kryetarë bashkish dhe përfaqësues të Zyrës së Administrimit të Parkut Kombëtar të Vjosës, duke nderuar punën e përditshme të komuniteteve që jetojnë pranë lumit dhe kujdesen për të.

    Ministrja e Mjedisit, Mirela Kumbaro Furxhi, falënderoi skuadrën e Ministrisë së Mjedisit, Agjencinë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura dhe ekspertët e UNESCO-s për punën intensive që çoi në këtë njohje ndërkombëtare. Ajo rikujtoi edhe vizitën e vitit 2023 së bashku me Drejtoreshën e Përgjithshme të UNESCO-s, Audrey Azoulay, gjatë së cilës u vlerësua luginë e Vjosës.

    Edhe Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, përmes postimeve në rrjetet sociale, përshëndeti këtë arritje historike, duke e cilësuar një moment krenarie për gjithë shqiptarët. Ai nënvizoi rëndësinë e mbrojtjes së lumit dhe trashëgimisë natyrore për brezat e ardhshëm.

    Ky status ndërkombëtar jo vetëm që mbron një nga lumenjtë më të rrallë në botë, por gjithashtu krijon një moment krenarie kombëtare dhe nxit mbrojtjen e biodiversitetit në Shqipëri./

    Lajmi Paraprak

    Europa mbrohet, “mur” kundër dronëve

    Lajmi i rradhës

    Lufta kundër korrupsionit, Nikollovski: janë shkarkuar 11 nëpunës doganorë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë