VLEN akuzon BDI-në për bllokim të Ligjit për përfaqësim të drejtë

    Koalicioni VLEN ka reaguar ashpër ndaj, siç e quan, përpjekjes hipokrite të Bujar Osmanit dhe Arbër Ademit për të bllokuar procedurën për miratimin përfundimtar të Ligjit për përfaqësim të drejtë.

    Në një deklaratë publike, VLEN shpreh bindjen se këta përfaqësues të BDI-së po veprojnë kundër një të drejte kushtetuese të shqiptarëve, të cilën, sipas tyre, “BDI kurrë nuk e realizoi.”

    “Po bëhet gjithashtu e qartë se pikërisht njerëzit e BDI-së janë të vetmit që humbin kur vendoset rend dhe sistem meritokracie,” thuhet në deklaratë. VLEN akuzon Osmanin se “e punësoi gruan në AEK, ndërsa motrën në M-NAV, në vende pune ndër më të paguarat,” ndërsa Ademin për “sigurimin e një page universitare për vëllain e tij.”

    Duke e kontrastuar këtë me realitetin e të rinjve shqiptarë, VLEN thekson: “Derisa ata dhe familjet e tyre shëtitnin nëpër institucionet publike dhe zgjidhnin pozita VIP, të rinjtë shqiptarë detyroheshin të emigronin në Gjermani për të gjetur punë dhe dinjitet.”

    Sipas tyre, me Ligjin për përfaqësim të drejtë, “ajo kohë përfundon. Prej tani e tutje, kriter do të jetë dija, kualifikimi dhe kompetenca, jo lidhjet familjare dhe as libreza partiake.”

    VLEN e konsideron kundërshtimin nga Osmani dhe Ademi si dëshmi të humbjes së privilegjeve të një strukture të vjetër politike. “Përfaqësimi i drejtë nuk do të jetë më tezga për punësimin e familjarëve të funksionarëve të BDI-së. Do të jetë e drejtë ligjore për çdo shqiptar.”

    Në fund, koalicioni thekson mbështetjen për rininë shqiptare në vend: “VLEN qëndron fort pas çdo të riu që dëshiron të ndërtojë karrierën e vet këtu, në vendin e vet. Do të sigurojmë që çdo institucion të jetë pasqyrë e shoqërisë dhe jo pronë private e familjeve politike.”

    Lajmi Paraprak

    Targa të ngjyrosura për veturat zyrtare – Tomovski premton transparencë dhe kontroll më të rreptë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë