Që VLEN do të bashkëpunojë me VMRO-DPMNE-në edhe në zgjedhjet lokale, e konfirmoi edhe nënkryetari i Lëvizjes Besa, Blerim Sejdiu. Sipas tij, vota nuk ka përkatësi etnike dhe ata nuk mund të ndalojnë që qytetarët e përkatësive të tjera t’i votojnë. I pyetur për legjitimitetin që del nga vota e pastër shqiptare, tha se zgjedhjet lokale dallojnë nga ata parlamentaret, përcjell Nistori.
“Zgjedhjet lokale dallojnë shumë nga zgjedhjet qendrore dhe parlamentare. Në flasim për zgjedhje lokale, tani dhe pyetja ishte e tillë. Në raundin e dytë, në disa qytete ku ne do të garojmë, normalisht se nëse ngelet një parti e caktuar që është me ne në partneritet, në koalicionim dhe nuk ka kandidatin e saj në rrethin e dytë, normalisht se do të përkrahemi njëri me tjetrin”, u përgjigj Blerim Sejdiu, Lëvizja Besa. /Alsat/