VLEN: Fronti Europian në një vijë me Levicën, nuk e votuan Afrim Gashin për kryetar Kuvendi

    Deputetët e Frontit Europian e lëshuan sallën e Kuvendit, në seancën e sotme në të cilën u votua për kryetar Afrim Gashi. Për këtë veprim të Frontit Europian, nga Koalicioni VLEN thonë se është varrosjen e BDI-së në kundërshtim me interesat e BE-së dhe SHBA-së, përcjell Nistori.

    Nga VLEN gjithashtu thonë se “BDI ishte në një vijë me Levicën, duke mos e përkrahur Gashin për kryetar Kuvendi”.

    “Shprehim keqardhjen që BDI-ja sot e konfirmoi se për ta, interesat e popullit shqiptar qenkan “të rëndësishme” vetëm sa janë në pushtet. Afrim Gashi është i pari shqiptar i zgjedhur kryetar i Kuvendit me 76 deputetë, një shumicë e konsiderueshme që logjikisht u mbështet nga të gjithë deputetët shqiptarë, pavarësisht nëse janë nga pozita apo opozita”.

    “Ikja e deputetëve të BDI-së nga salla e kuvendit është një episod i ri i mospërkrahjes së Arben Taravarit si kandidati i vetëm shqiptarë për president dhe bojkotimi i raundit të dytë të zgjedhjeve presidenciale. Vendime funerali/të varrosjes së BDI-së në kundërshtim me interesat e BE-së dhe SHBA-së. Me këtë sjellje BDI qëndron në të njëjtën linjë me LEVICËN antiperëndimore”.

    “Fronti evropian i BDI-së u zbulua në testin e parë të opozitës. BDI-ja e ka obligim ta pranojë realitetin dhe të veprojë si opozitë e përgjegjshme. Për shkak të një sërë vendimesh të dëshpëruara politike, ato tani kanë edhe më shumë peshë në të ardhmen shumë të afërt për të provuar se nuk do të rrezikojnë perspektivën e BE-së për hir të interesave të ngushta personale dhe partiake si opozitë”, thonë nga VLEN./Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Sivjet 452 haxhilerë nga Tetova do ta kryejnë Haxhin

    Lajmi i rradhës

    Mitsotakis: pres që Mickoski ta përdorë emrin kushtetues të Maqedonisë së Veriut

    Lajme tjera

    VMRO e vetme, pa shqiptarët

    VMRO-DPMNE përsërit pothuajse pa ndërprerje kërkesën për zgjedhje të shpejta të parakohshme në pranverë. “Fatkeqësisht, ne nuk shohim…
    Më tepër

    Bashkohu

    Informohu në kohë