VLEN i reagon Dimitrievskit: mos kontestoni përdorimin e simboleve shqiptare

    “Fushata parazgjedhore ka përfunduar shumë kohë më parë, ndaj besojmë se kjo lloj retorikë nuk i bën dobi askujt. Më mirë do të ishte që kryetari i ZNAM-it, Maksim Dimitrievski, para se të vendoste të komentonte publikisht, përmes mediave, të informohej për qëllimin e takimit të zëvendëskryeministrit të parë Izet Mexhiti me ministrat e VLEN-it. Ne besojmë se ky është “rendi shtëpiak” në një qeveri të përbashkët, thuhet në deklaratën e koalicionit VLEN për MKD, përcjell Nistori.

    “Nuk shohim asgjë kontestuese në koordinimin e rregullt të ministrave tanë për të siguruar efikasitet në zbatimin e zotimeve programore. Këtu mund të ftojmë edhe ministrat e ZNAM-it në koordinimin e radhës, që ta shohin vetë se çfarë po themi. Sa i përket flamurit shqiptar, ne kemi vetëm një mesazh, mos kontestoni përdorimin e simboleve të identitetit shqiptar, ashtu siç nuk dëshironi që të sfidohen simbolet e identitetit maqedonas. Në fund të fundit, angazhimet për mirëkuptim të ndërsjellë dhe bashkëjetesë me shqiptarët nuk guxojnë të vlejnë vetëm gjatë fushatave për zgjedhjet lokale”, thuhet në deklaratën e koalicionit VLEN.

    Ndryshe, kryetari i partisë “Znam” Maksim Dimitrievski ka kërcënuar se do të largohet nga qeveria, nëse përsëri ministrat e VLEN-it do ta vendosin flamurin shqiptar në hapësirat qeveritare. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    5 arsye për të mos i detyruar fëmijët të hanë me zor

    Lajmi i rradhës

    Shkollat profesionale në RMV mbetën me numër të ulët të nxënësve

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë