Reagime të shumta ngjalli ideja e paraqitur nga VLEN për formimin e Akademisë Shqiptare në Maqedoninë e Veriut. Megjithatë, në Programin e VLEN-it parashihet edhe formimi i Bankës shqiptare.
Kjo është kritikuar nga një pjesë e analistëve në Click Plus. Disa nga ata thonë se kjo është mungesë e ideve.
Emir Hasanoviq: A ka ndonjë bankë që është shqiptare?
Gazetari: Është në program të VLEN-it! Nëse për Akademinë kemi kritika, çfarë do të ndodh me bankën?
Faton Halili: Ne jemi në hall si shqiptarë. Disa çështje i shtrojnë në suaza shtetërore, në suaza të qytetarizmit, disa çështje mundohemi t’i ndajmë mes shqiptarëve dhe maqedonasve. Ne shqiptarët nuk kemi ide”.
Hetimet nga organet e rendit, për persona të afërt të BDI-së ka ngjallur poashtu debat.
Albert Musliu: Për sa raste të nivelit nën 30 mijë euro keni dëgjuar ju…
Faton Halili: As që diskutohen…
Gazetari: Mirëpo, nuk legjitimohet?
Albert Musliu: Jo, nuk e legjitimoj por ka tendencë që i gjithë faji të kalojë te shqiptarët, ndërkohë që nuk shohim Qendrën e Qytetit…
Por me këto qëndrime nuk pajtohet Emir Hasanoviq. Ai pyet se si ka mundësi një i ri, që jeton në Maqedoninë e Veriut të arrijë fitojë 25 mijë euro.
“Por të flasim për investim të tillë, ku përmendet emri i personi që jeton 25 vjet në Maqedoni dhe ajo të konsiderohet normale? Unë nuk e pranoj, sepse unë i kam 31 vjet dhe dua të ulem me Drin Ahmetin, të pi një kafe dhe të më tregojë se ku i gjen ai 25 mijë euro”, tha Hasanoviq.