VLEN kallëzoi penalisht Petar Bogojeskin

    Koalicioni VLEN sot ka dorëzuar kallëzim penal ndaj Petar Bogojeskit, për siç thonë, nxitje të urrejtjes ndëretnike.

    Avokati Abidin Abduli para dorëzimit të kallëzimit, kërkoi që Prokuroria të hetojë të gjitha njoftimet në rrjetet sociale në të cilat ka gjuhë të urrejtjes.

    “Dorëzuam kallëzim penal ndaj personit Petar Bogojeskit, për gjuhën e tij të urrejtjes që e shpreh vazhdimisht në rrjetet social. Me këto veprime ai ka bërë shkelje të ligjit. Shpresojmë që në të ardhmen Prokuroria këto vepra do t’i procesojë vetë në bazë të detyrës zyrtare, pasi janë të dëmshme për bashkëjetesën në RMV”, tha Abduli.

    Ai u pyet edhe për çështjen e vulave të partisë Aleanca për Shqiptarët, ndërsa tha se ende nuk kanë marrë vendim përfundimtar se kush është kryetar, Ziadin Sela apo Arben Taravari.

    Lajmi Paraprak

    Qeveria hungareze lë të pastrehë refugjatët ukrainas

    Lajmi i rradhës

    Deri në vitin 2050, do të ketë 317 mijë më pak në RMV

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë