VMRO-DPMNE akuzon Carovskën për paaftësi në menaxhimin e arsimit në RMV

    Partia opozitare maqedonase VMRO-DPMNE, nëpërmjet një kumtese për media e ka akuzuar ministren e Arsimit dhe Shkencës Milla Carovska, për paaftësi për menaxhimin e arsimit në vend.

    Nga kjo parti thonë Carovska akoma mendon për “skenarët” për ndjekjen e mësimit nga nxënësit në vitin e ri shkollor.

    “Dhjetëra ditë para fillimit të vitit shkollor, as prindërve, as mësuesve, as nxënësve nuk iu tregua një libër i vetëm mësimor për klasën e parë dhe të katërt sipas Konceptit të ri për reformat në arsimin fillor. Gjithashtu nuk janë tekstet për klasët tjera, por edhe për shkollat ​​e mesme profesionale”, thuhet në reagimin e VMRO-DPMNE-së.

    Ata shtojnë se gjithashtu mungojnë dëftesat e nxënësve.

    Lajmi Paraprak

    Brenda 24 orëve, policia shqiptoi 322 dënime për vozitje të shpejtësisë

    Lajmi i rradhës

    Këshilli i ambasadorëve e përshëndeti vendimin e Qeverisë përkohësisht të strehojë një numër të caktuar të civilëve afganë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë