VMRO-DPMNE nuk do të mbështesë asnjë ndërhyrje në preambulën e Kushtetutës pa garanci nga Kuvendi i Bullgarisë

    VMRO-DPMNE nuk do të mbështesë asnjë ndërhyrje në preambulën e Kushtetutës pa garanci me shkrim nga Kuvendi i Bullgarisë, tha Mickovski, duke ritheksuar se qëndrimi i VMRO-DPMNE-së për përfshirjen e bullgarëve në Kushtetutë është i qartë. Mickovski nuk dëshiron t’i citojë deklaratat e presidentit Pendarovski për këtë çështje i cili është në qëndrimin e garancive me shkrim, por thotë se po e paraqet vetëm qëndrimin e VMRO-DPMNE-së.

    “Nuk i citoj deklaratat e Pendarovskit, por vetëm do të them se qëndrimi i VMRO-DPMNE-së është i qartë: VMRO-DPMNE nuk mundet dhe nuk do të mbështesë, gjë që kërkon 2/3 në Kuvend, asnjë ndërhyrje në preambulën e Kushtetutës, pa marrë garanci të qarta nga Parlamenti bullgar se nga ai moment e deri në ditën kur do të jemi shtet anëtar i BE-së, të gjitha çështjet e hapura janë mbyllur dhe nuk do të ketë kërkesa shtesë nga pala bullgare. Vetëm atëherë mund të ulemi e të bisedojmë që të ndryshohet preambula dhe të përfshihet edhe pjesa e popullit bullgar që jeton në Maqedoni, sepse edhe me atë lloj regjistrimi rreth 750 qytetarë janë deklaruar se janë bullgarë”, tha kryetari i VMRO-së. – DPMNE ,Kristijan Mickovski në Prilep.

    Lajmi Paraprak

    Pendarovski: U plakëm duke pritur BE-në, të rinjtë u shpërngulën!

    Lajmi i rradhës

    Bimët më të vështira për t’u rritur në kopësht

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë