VMRO-DPMNE pyet nëse në barakat e djegura ka pasur dokumente që pushteti qëllimisht i ka djegur!

    VMRO-DPMNEe akuzoi se ekipet e zjarrfikësve janë arritur ta shuajnë zjarrin 40 minuta me vonesë. Opozita pyeti, nëse bëhet fjalë për zjarr të kurdisur ku duhet të ndërtohen ndërtesa, dhe nëse në baraka ka pasur dokumente që pushteti qëllimisht i ka djegur. Këtij reagimi iu përgjigj Petre Shilegov.

    “Është për të ardhur keq që një parti politike edhe në momente të tilla të rënda gjen hapësirë për politikë, pa konstatuar nëse ka ndonjë njeri të vdekur. Për mua më rëndësi është të shihet nëse ka viktima dhe dëme. Këto janë dokumente të gjykatës themelore Shkupi 1 dhe jo të Qytetit të Shkupit, dokumentacioni i qytetit është tërësisht i sigurt, i skanuar me Bekap digjital sepse katër vitet e fundit arritëm që nga Shkupi të bëjmë qytet të digjitalizuar”- deklaroi Petre Shilegov, kryetar i Shkupit./Alsat/

    Lajmi Paraprak

    Lloga: Jam kundër vendimit për fletët e pavlefshme

    Lajmi i rradhës

    Kundërspin | Manipulim i qartë që shihet edhe nga aeroplani

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë