VMRO-DPMNE thirrje PTHP-së, të hapin hetim pë Shilegovin dhe Veskovskin

    “Prokuroria Publike hesht për Shilegovin i cili është kapur gjallë se si po kurdis tenderë prej 300 mijë eurove. I bëjmë thirrje PTHP-së dhe institucioneve të tjera të hapin hetim për Petre Shilegovin dhe Dushko Veskovskin”, thonë nga VMRO-DPMNE.

    Ata shtijnë se kanë dorëzuar dokumente ku dokumentohet se pas përfundimit të punës është nënshkruar marrëveshje për të paguar firmën.

    “Krimet e Shilegovit nuk përfundojnë këtu. Shilegov nuk ka tender që në dy vitet e fundit që është nënshkruar shuma nuk ka qenë si në procedurën e paraparë”, thonë nga kjo parti.

    Nga kjo parti theksojnë se ka mjaftueshëm dëshmi që PTHP të hap rast dhe të del me aktakuzën ndaj Shilegov.

    Lajmi Paraprak

    Simovski: Numri i personave që refuzuan të regjistrohen është minimal

    Lajmi i rradhës

    MF Maqedoni: Nënshkruhen anekset e Marrëveshjes me USAID-in për rritjen e komponentit grant

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë