LSDM-ja kërkon rritjen e pagës minimale në 27 700 denarë për rritjen e standardit të qytetarëve, shkruan Alsat.
Ata akuzojnë VMRO-DPMNE-në dhe qeverinë se kanë rrënuar ekonominë dhe kanë marrë vendime jo të mira ekonomike. Rritja sipas tyre, duhet të jetë 12.3%. Propozimin e bënë nëpërmjet ndryshimit në Ligjin për pagën minimale.
“Kjo do të thotë se do të fusim një nen të ri mbi mënyrën se si formohet rroga. Propozojmë që rroga të rritet për 12.3% kurse gjithë metodologjia dhe përllogaritja më vonë të mbetet e njëjtë. Kjo do të thotë se rroga nga marsi i vitit të ardhshëm të fillojë nga kjo shumë të cilën ne e propozojmë kurse rritja të bëhet për rrogën e nëntorit që do të paguhet në dhjetor”, tha Venko Filipçe, kryetar i LSDM-së.
VMRO-DPMNE-ja nuk e pranon propozimin e LSDM-së. ata thonë se sa kishte qenë në pushtet, partia e Filipçes kishte refuzuar këtë propozim dhe për më tepër, shifrat në përqindje që i propozojnë nuk i janë të sakta.
“Përse LSDM-ja e refuzoi pikërisht këtë propozim, vetëm 130/40 ditë më herët deri sa ishin në pushtet? Kjo është veçanërisht më rëndësi sepse përskaj liderit të LSDM-së ishin edhe ata që ishin kryesorët për krijimin e politikës ekonomike të qeverisë së kaluar, ish drejtorja e Drejtorisë së të Ardhura Publike, ish ministrja Jovana Trençevska, pashë Fatmir Bytyqin, që tregon se qëllimi në vetvete është joserioz, dhe është vetëm për politikë ditore”, u shpreh Bojan Stojanovski, VMRO-DPMNE.
VMRO-DPMNE-ja thotë se është duke punuar për një zgjidhje sistematike për rritjen e pagave për të gjithë. / Alsat/