Von der Leyen me mesazh të qartë: Maqedonia e Veriut duhet t’i bëjë ndryshimet kushtetuese para anëtarësimit në BE

    “Qëndrojmë plotësisht pas Maqedonisë së Veriut në rrugën e saj drejt BE-së. Mund të mbështeteni tek ne,” shkroi në rrjetin social “X” presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, pas takimit në Qeveri me kryeministrin Hristijan Mickoski.

    “Hapi juaj i ardhshëm dhe i vetëm para hapjes së negociatave është i qartë – të bëni ndryshimet kushtetuese. Topi është në fushën tuaj. BE-ja është e gatshme,” shkroi shkurt Von der Leyen.

    Ndërsa Mickoski në takim ka theksuar se vendi pret nga Bashkimi Evropian përkushtim të qartë dhe konkret, si konfirmim i perspektivës evropiane dhe mbështetje për qytetarët, të cilët me dekada mbeten të përkushtuar ndaj vlerave evropiane.

    Presidentja e KE-së, Von der Leyen, ka mbërritur sot në Shkup. Gjatë qëndrimit të saj, ajo zhvilloi takime me presidenten e Maqedonisë, Gordana Siljanovska-Davkova, dhe me kryetarin e Parlamentit, Afrim Gashi.

    Lajmi Paraprak

    Komisioni i Venecias rekomandon ndryshime kushtetuese, duhet të kufizohet mandati i kryeprokurorit

    Lajmi i rradhës

    Ari luks i paarritshëm! Çmimet e larta frenojnë blerësit dhe ndikojnë tregun lokal

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë