Sipas informacioneve jozyrtare të siguruara nga TV21, është gjetur në Gazi Babë vetura e braktisur me targa të Belgjikës, që dyshohet se e ka përdorur i dyshuari për vrasjen e sotme në afërsi të Q.T. “Mavrovasja” në Shkup. Tashmë në rajonin e Gazi Babë është aktivizuar për kërkimin e të dyshuarit edhe një helikopter. Ndërkaq, sipas informacioneve jozyrtare, viktima është një avokat.
Pas vrasjes që ndodhi pak orë më parë në parikng tek “Mavrovasja”, policia tanimë është vënë në kërkim edhe me helikopter.
Poashtu, policia ka mbyllur të gjitha rrugët, nëpër Saraj, Nerez, Gazi Babë, etj. Sipas disa informatave është në kërkim edhe të një makine Audi të zezë pa targa. /Nistori/