Vseviov: prania e Lavrovit në Shkup, “cirk”

    Sekretari i përgjithshëm i Ministrisë së Jashtme të Estonisë Jonatan Vseviov, tha se shteti i tij kishte refuzuar të marrë pjesë në Këshillin Ministror të OSBE-së në Shkup, sepse siç tha ai nuk donin të marrin pjesë “në cirk”.

    Sipas z. Vseviov Rusia ka shkelur të gjitha rregullat e OSBE-së, zhvlerëson rolin e saj, pengon funksionimin e kësaj organizate si dhe bllokoi kandidaturën e Estonisë për të kryesuar atë.

    Duke iu përgjigjur pyetjes se çfarë mendonte për prezencën e Ministrit të jashtëm rus, Sergej Lavrov në shkup ai tha se “prezenca e z.Lavrov në takim nuk sjell lehtësime as të sigurisë dhe as të punimeve për veç se i vështirëson dhe ne prandaj vendosëm mos marrim pjesë në cirk”, sqaroi Sekretari i përgjithshëm i Ministrisë së Jashtme të Estonisë Jonatan Vseviov.

    Ai fliste para një grupi gazetarësh nga Maqedonia e Veriut dhe Mali i zi, të cilët qëndrojnë në Estoni në vizitë studimi të organizuar nga NATO.

    Estonia është vend anëtar i NATO-s dhe BE-së, është me një popullsi prej 1.3 milion banorësh ku sentimenti kundër Rusisë është i fortë duke marrë parasysh historinë dhe shkëputjen e saj nga Bashkimi Sovjetik.
    Zyrtarët estonez, theksojnë se rreziku rus është i madh, dhe të qenit pranë një vendi aq të madh sa Rusia, ka sfidat e saj, që vendet e Ballkanit mbase nuk i kuptojnë. Mbi të gjitha rreziku është edhe fizik.
    Reagimet të tilla vinë pikërisht, sepse zyrtarët dhe ekspertët estonez kishin paralajmëruarpër rreziqet që mund të sillte Presidenti Putin si invazioni rus në Ukrainë por nuk merreshin seriozisht.

    Moto e zyrtarëve, por edhe qytetarëve të Estonisë është “asnjëherë më vetëm”. Prandaj thuajse ka një konsensus thuajse të tërë kombëtar për anëtarësimin në BE por sidomos në NATO, për shkak të sigurisë që garanton.
    Estonia konsiderohet si një shtet evropian dhe sekretari i përgjithshëm i Ministrisë së Jashtme të Estonisë Jonatan Vseviov thotë se “mbase ishte e mundshme të na largonin nga Evropa pa e shqetësuar Evropën. Por pasi u përfshimë si pjesë e saj tani është e pamundur të na largojnë nga Evropa”.

    Estonia, e cila është në veri të Evropës, pranë detit Balltik, kufizohet ndër të tjera me Rusinë e cila e shpalli pavarësinë nga Bashkimi Sovjetik, në vitin 1991. Ushtarët e fundit rus u larguan në vitin 1994. Nga viti 2004 është anëtare edhe e BE-së edhe e NATO-s. Është një nga vendet, sipas Ministrisë së saj të Mbrojtjes që shpenzon mbi 2% të prodhimit të brendshëm bruto, ku në vitet në vijim pritet të kalojë 3%. Kjo sepse situata e sigurisë globale dhe roli rus shihet me rrezikshmëri të madhe.

    Lajmi Paraprak

    Gashi: nuk do të lejojmë falsifikimin e zgjedhjeve, pavarësisht çmimit

    Lajmi i rradhës

    Taravari: po përgatitemi të shkojmë vet në zgjedhje

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë