Vuçiç: Ideja e Ballkanit të Hapur ishte e imja, Ramës dhe Zaev! E dimë kush na ka ndihmuar por…

    Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç mohon që të ketë përfshirje të Rusisë në nismën rajonale të Ballkanit të Hapur.

    Në një konferencë në samitin në Ohër, Vuçiç u shpreh se kjo ishte ide e tij, Edi Ramës dhe ish-kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev.

    Vuçiç tha ndër të tjera se nuk ka turp për politikën që ndjek Serbia apo për marrëdhënien e vendit të tij me Rusinë.

    “Nuk kuptova çdo gjë që pyetët, por kuptova se jeni ithtarë i madh i Ballkanit të Hapur. Shaka bëj. Isha prezent kur ne të tre, Edi, Zorani dhe unë kur firmosëm Ballkanin e Hapur. Nuk ka qenë as një ministër i jashtëm, askush tjetër. Nuk kam turp për politikën e Serbisë dhe nuk turpërohem për marrëdhëniet e mira që kemi me Rusinë. Askush tjetër përveç nesh nuk e kishte idenë për ngritjen e Ballkanit të Hapur. Kjo ishte ideja e njerëzve që dëshironin të bashkëpunojnë. Të ketë më shumë qytetarë serbë të vijën në bregdetin shqiptar. Të mendojmë si të bëjmë diçka të përbashkët. Ideja e Ballkanit të Hapur është e imja, Edi Ramës dhe e Zoran Zaevit. Askush tjetër nuk ka marrë pjesë në këtë ide. Ne e dimë se me kë kemi biseduar, kush na ka ndihmuar. Por ideja është e jona. Këtu ka lindur dhe Ballkani i Hapur i takon qytetarëve të Ballkanit” – tha Vuçiç.

    Lajmi Paraprak

    Kriza e gazit, Gjermania në gatishmëri termocentralet

    Lajmi i rradhës

    Shqipëria në skela, shqiptarët në aeroporte

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë