Vuçiq e lë jashtë qeverisë Vulinin, politikanët që humbën vendet në qeverinë e re të Serbisë

    Ish-zëvendëskryeministri i Serbisë, Aleksandar Vulin, nuk figuron në listën e anëtarëve të Qeverisë së mandatarit Gjuro Macut, për të cilët do të votohet nesër në Kuvendin e Serbisë.

    Për herë të parë që nga viti 2013 – me një pauzë njëvjeçare kur drejtonte Agjencinë e Sigurisë dhe Informacionit (BIA) – Vulin nuk do të hyjë në qeveri, as si ministër dhe as si nënkryetar.

    Për vite, Vulin është parë në vendet perëndimore si një anëtar i diskutueshëm i qeverisë serbe, kryesisht për shkak të lidhjeve të tij të ngushta me Rusinë.

    Ndërsa shërbente si drejtor i BIA-s në vitin 2023, Vulin u vendos në listën e sanksioneve të Departamentit të Thesarit të Shteteve të Bashkuara.

    Senatori amerikan Chris Murphy, i cili merret me Ballkanin Perëndimor dhe Serbinë, së fundmi tha se shpreson që presidenti serb Aleksandar Vuçiq “do të shohë se sa i rrezikshëm është Vulin”.

    Javën e kaluar dolën informacione se Bashkimi Evropian donte të vendoste sanksione ndaj Vulinit, megjithëse Këshilli Evropian e mohoi këtë.

    “Vulin nuk i nënshtrohet masave kufizuese të BE-së”, u përgjigjën ata për Tanjug.

    Përveç Vulinit, nga qeveria “kanë rënë” edhe Irena Vujoviq, Tomislav Zhigmanov, Aleksandar Martinoviq, Sllavica Gjukiq Dejanoviq, Dejan Ristiq, Jelena Begoviq, Tanja Mishçeviq dhe Maja Popoviq.

    Lajmi Paraprak

    “Gjyqi special”, ftesa e përsëritur për gjykimin e së shkuarës

    Lajmi i rradhës

    Vrasja e Vanjës / Palevski akuzoi në gjykatë Spasovskin për organizimin e gjithë procesit ndaj tij

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë