Xhaferi: Zaev ka bërë mirë që nuk ka e deponuar dorëhejqjen

    Foto: AIM

    Kryeparlamentari Talat Xhaferi në ClickPlus tha se kryeministri Zoran Zaev mund të vazhdojë të ushtrojë detyrën e kryeministrit, pasi ende nuk ka deponuar dorëheqjen në kuvend. Xhaferi poashtu deklaroi se institucionet nuk mund të udhëqihen pa njoftime zyrtare.

    “Zotri Zaev nuk ka problem të kthehet, për faktin se zyrtarisht nuk ka deponuar dorëheqje aty ku e obligon Kushtetuta. Unë nuk mund të veproj në bazë të asaj që ka qenë deklaratë në televizion”, tha Xhaferi.

    Xhaferi tha se si pjesëtarë i shumicë aktuale parlamentare, vlerëson se Zaev ka bërë mirë që nuk ka deponuar dorëhejqjen.

    “Si anëtarë i shumicës unë vlerësoj se ka bërë mirë që nuk hiqet. Në situatën të cilën gjindemi, mendoj që ka bërë mirë që ka rishqyrtuar gatishmërinë që e ka shprehur në konferencë për shtyp”.

    “Votohet mosbesimi, bie qeveria. Nuk votohet mosbesimi, vazhdon Qeveria, por 90 ditët e radhës nuk mund të ketë mocion të ri”, deklaroi Xhaferi. 

    Xhaferi shtoi se nuk ka informacione zyrtare në lidhje me dy deputetët e VMRO-DPMNE-së, të infektuar me virusin Korona. Ai tha se deputetët në fjalë do të duhet të zbatojnë protokollet e autoriteteve shëndetësore.

    Lajmi Paraprak

    Çfarë ndodh në organizëm kur nuk hani fruta dhe perime

    Lajmi i rradhës

    Kryeministri polak akuza Putinit: Organizator i krizës me emigrantë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë