Zaev: Nuk do të ketë kush të hyjë në BE, nëse shteteve u kontestohet identiteti dhe gjuha

    Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev ka deklaruar se nuk na duhet BE nëse çmimi për këtë është që të heqim dorë nga gjuha dhe identiteti maqedonas. Këtë deklaratë, Zaev e ka bërë pasi komisioneri për Zgjerim të Bashkimit Evropian, Oliver Varhelyi, të martën në Shkup tha, se nisja e bisedimeve të anëtarësimit me BE-në varet nga marrëveshja e Maqedonisë së Veriut me Bullgarinë, njofton Nistori.

    “Bashkimi Evropian nuk na duhet nëse çmimi për këtë të ishte heqja dorë nga gjuha dhe identiteti maqedonas, pasi do të bëhemi sikur pluhuri i zhdukur në ajër dhe s’do të ketë kush të hyjë në Bashkimin Evropian”, ka theksuar Zaev.

    Ndër të tjera, kryeministri është shprehur se problemi është irracional dhe patjetër të gjejmë zgjidhje. Interes i Bullgarisë është që Maqedonia e Veriut të jenë anëtare e Bashkimit Evropian dhe të integrohet në organizatat ndërkombëtare siç është BE.

    Përndryshe, Bullgaria, në nëntor të vitit 2020, ka bllokuar nisjen e bisedimeve të anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut me BE, duke e kushtëzuar me arritjen e marrëveshjes në lidhje me kërkesat e saj për identitetin dhe gjuhën maqedonase. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Maqedoni, ministri paralajmëron përsëri lehtësim të masave kufizuese

    Lajmi i rradhës

    E mira nuk vjen vetëm duke pritur dështimin e së keqes

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë