Zbulohet afera e 1.5 milionë euro nga hetimi i policisë financiare

    Në Dellçevë janë dhënë parcela dhuratë dhe më pas i janë shitur EVN-së për çmime jo reale. Sipas burimeve të televizionit Alsat, ky është rezultati i hetimeve të Drejtorisë së Policisë Financiare për rastin e parcelave të blera të EVN-së për ndërtimin e fotovoltaikëve për prodhimin e energjisë elektrike nga energjia diellore. Në gjithë këtë skemë janë përfshirë disa persona nga Dellçeva, të cilët dyshohet se kanë marrë tokë si dhuratë nga banorët e fshatrave përreth, të cilëve në fakt u kanë paguar të holla në dorë.

    Këta persona, për t’i marrë parcelat kanë dhënë rreth 20 mijë euro. Më pas tokën ia kanë shitur EVN-Termocentrale edhe atë për  shumë që tejkalon 1.5 milionë euro. Alsat mëson se EVN-së tokat i janë shitur gjatë fushatës zgjedhore dhe në vetë procesin zgjedhor dhe pikërisht për këtë hetimi po zhvillohet për të vërtetuar nëse këto para janë përdorur për financimin e aktiviteteve politike në zgjedhjet lokale. Partia në pushtet LSDM pyet nëse paratë janë përdorur ilegalisht për financimin e fushatës zgjedhore të VMRO- DPMNE-së, pas bastisjes së djeshme në shtëpinë e punonjësit të EVN-së, Rade Jauleski, djali i të cilit është deputet i VMRO-DPMNE-së.

    VIZART – LSDM

    “A ka marrë pjesë babai i Jauleskit në financimin e paligjshëm të një partie politike për të cilën Drejtoria e Policisë Financiare po kryen hetime paraprake? Vallë paratë nga rishitja kanë përfunduar në VMRO-DPMNE, pasi kjo parti menjëherë i doli në mbrojtje Jauleskit dhe babait të tij?”.

    Pyetëm VMRO-DPMNE-në nëse do t’i komentojnë akuzat e LSDM-së. Ata bëjnë paralele me rastin e pasaportave maqedonase të lëshuara për kriminelët e kërkuar nga Interpoli.

    VMRO – DPMNE

    “VMRO – DPMNE nuk është organ hetimor dhe nuk ka informacione të tilla lidhur me këtë temë. Kjo është njësoj si të pyesësh Oliver Spasovskin dhe Zoran Zaevin nëse ishin nikoqir të mirë të Sedat Pakerit apo liderët e klaneve Shakalar dhe Kavaç që kanë pasaporta maqedonase”.

    Dje pjesëtarët e policisë financiare kanë bastisur disa lokacione në Shkup dhe Dellçevë. Janë konfiskuar celularë dhe kompjuterë, të cilët do të përcaktojnë lidhjen e të gjithë personave të mundshëm të përfshirë në këtë rast./Alsat/

    Lajmi Paraprak

    ASh: Çdo shtet ka mafien e vet, në Maqedoni shteti është vet mafia

    Lajmi i rradhës

    BE e konsideron situatën në Ballkan si “shumë sfiduese”

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë