Zejdi: Jam pak pesimist për marrjen e datës në dhjetor

    Skender Rexhepi-Zejd nga Alternativa në ClickPlus mbrëmë tha se nuk do të pranojnë deputetin e Besës, Kastriot Rexhepi që të formojnë grup parlamentar, përcjell Nistori.

    “Besa është në opozitë tash, do të thotë nuk është pjesë e shumicës. Me zotëri Kastriot Rexhepin? As në ëndërr!”, tha Rexhepi.

    Ndryshe pas vendimit për t’u bërë pjesë e shumicës parlamentare, Alternativa ka dalë nga grupi i përbashkët me Aleancën për Shqiptarët.

    Që të funksionojë si grup parlamentar, Alternativa duhet të sigurojë edhe një deputet, pasi për formimin e grupit parlamentar duhen së paku 5 deputetë, ndërsa Alternativa ka katër deputetë në Kuvend.

    Zejdi tha se qeveria e re mund të votohet pas marrjes së datës për nisje të bisedimeve me BE-në. Nëse vendi nuk merr datë në dhjetor të këtij viti, pritet që të merr datë në janar të vitit të ardhshëm.

    Në lidhje me rrëzimin e qeverisë, ai deklaroi se sipas informacioneve të tij është nisur nga kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela dhe sekretari i përgjithshëm i ASh-së, Arben Taravari. Nisma ishte bërë me shpejtësi dhe se nuk ka pasur nevojë që të nguten.

    Deputeti i AAA është optimist për rrugën europiane të vendit, por që është pesimist për marrjen e datës për fillim të negociatave me 14 dhjetor. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    OH, JU FATZINJ

    Lajmi i rradhës

    Ngrirja e çmimeve nuk mirëpritet nga afaristët e RMV-së

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë