“Zemra e guximshme”: Demiri të mos shkaktojë krizë shëndetësore, të zbatojë vendimet e Qeverisë

    Në vend që ministri në largim i Shëndetësisë Ilir Demiri të shkaktojë kriza shëndetësore duke shkarkuar drejtorin e klinikës shtetërore të kardiokirurgjisë dhe drejtuesin e ekipit të transplantit të zemrës, do të ishte më mirë të zbatoheshin vendimet e marra nga Qeveria në janar të këtij viti për lirim nga pagesa për shërbime shëndetësore për personat me mbështetje mekanike të zemrës, reagojnë nga shoqata “Zemra e guximshme”.

    “Ndërprerja e kontratës me kreun për transplantim të zemrës do të thotë shkatërrim të një programi të tërë që është zhvilluar mirë në periudhën e kaluar. Gjithashtu, shkarkimi i shpeshtë i drejtorëve të klinikës shtetërore për kardiokirurgji nënkupton goditje direkte për pacientët që presin transplantim si shansin e tyre të vetëm për të mbijetuar. Ne vazhdimisht përpiqemi të arrijmë atë që për ne do të thotë jetë gjegjësisht të arrijmë deri në transplantim. Para së gjithash do të vuajnë pacientët më të prekur”, tha Vasko Joleski- kryetar i shoqatës “Zemra e guximshme”.

    Në klinika, këta persona ende paguajnë shuma të larta për ndërrimin e baterive, servisin e aparatit, analizat kurse përdorin ilaçe të vjetra dhjetëra vite. “Zemra e guximshme”” u bën apel autoriteteve që t’i marrin parasysh kërkesat dhe të lejojnë përfundimisht transplantimin e parë të zemrës së një pacienti me mbështetje mekanike.

    “Kemi qenë shumë gjatë në listën për transplantim dhe ende nuk është bërë transplantimi i ndonjë personi me pompë. Vështirësitë po bëhen gjithnjë e më të shpeshta dhe vazhdimisht jemi në situatë të vështirë, ku ndiejmë vështirësi në frymëmarrje dhe lëvizim me vështirësi”, tha Vasko Joleski- kryetar i shoqatës “Zemra e guximshme”.

    Nga Ministria e Shëndetësisë, tashmë dy javë nuk u përgjigjen pyetjeve të televizionit Alsat se kur do të lirohen këta persona nga pjesëmarrja dhe ku është pengesa për këtë, edhe pse vendimi për tashmë është publikuar në “Gazetën Zyrtare” në janar.

    Lajmi Paraprak

    A është irracionaliteti një lloj realiteti në Shqipëri?!

    Lajmi i rradhës

    Procesi i digjitalizimit në institucionet e RMV me hapat e ‘breshkës’

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë