Zendeli: do ta bojkotojmë punën e Kuvendit, nëse opozita shqiptare ngel pa përfaqësues në KShZ

    Pushteti aktual vazhdon të mbajë peng demokracinë e vendit. Shumica LSDM-BDI, duke shkelur të gjitha vlerat demokratike dhe europiane të vendit, dëshiron që plotësisht të mbajë në kontrollë Komisionin Shtetëror të Zgjedhjeve, përmes së cilit, tenton të falsifikojë zgjedhjet e ardhshme parlamentare, duke e lënë opozitën shqiptare pa përfaqësues në këtë Komision. Ky veprim, përveç se nuk është evropian dhe demokratik është veprim i njejtë si në Serbi, ku zgjedhjet e fundit janë tepër të dyshimta dhe miku i BDI-së Aleksandar Vuçiç është fitues i kontestueshëm, por edhe si në Rusi, ku Vlladimit Putin me diktaturë mban pushtetin, kanë theksuar nga Lëvizja Besa.

    “Por, pasi që bllokuesi kryesor për zgjedhjen e anëtarit të opozitës në KShZ, Talat Xhaferi, nuk është më kryetar i Kuvendit, dëshirojmë që pushtetit ti japim edhe një mundësi që të dëshmojë veten se është proevropiane siç dëshiron të shitet dhe jo pro-ruse, ashtu siç po vepron. Kërkojmë nga kryetari i ri i Kuvendit, Jovan Mitrevski, i cili gjatë marrjes së detyrës dje deklaroi se do të punojë në interes të të gjithë qytetarëve, urgjentisht, të udhërojë komisioni  për Zgjedhje dhe Emërime që të mbajë seancë dhe për anëtar të KSHZ-të para Kuvendit ta propozojë kandidatin e opozitës Shqiptare, z. Abdush Demiri.

    Me këtë veprom kryetari i ri do të dëshmojë se punon në interes të gjithë qytetarëve e jo në interes të BDI-së dhe pushteti që tenton të manipulojë zgjedhjet”, tha Fadil Zendeli, deputet i Lëvizjes Besa.

    Zendeli apeloi që të caktohet sa më shpejtë seancën e Komisionit përkatës dhe seancën plenare për votimin e kandidatit të opozitës shqiptare.

    “Nëse edhe kryetari i ri i Kuvendit, Jovan Mitrevski do të vazhdojë të bllokojë këtë proces, njëjtë si Talat Xhaferi atëherë do të dëshmohen dy gjëra, se BDI dhe LSDM bashkë po tentojnë të gjymtojnë KSHZ-në me qëllim që të falsifikojnë zgjedhjet, dhe se koalicioni i tyre po shkon drejt futjes së vendit në komunizëm dhe jo në BE”, u shpreh Zendeli.

    Ndryshe, nëse kjo e drejtë nuk i jepet opozitës shqiptare brenda disa ditëve nga Besa theksojnë se do të vazhdojnë bojkotin e punës së Kuvendit.

    Lajmi Paraprak

    BREZI IM, BOTA IME

    Lajmi i rradhës

    Skizofrenia, faktori i padukshëm i shtatzënisë që rrit rrezikun gjenetik

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë