Zgjedhjet lokale në RMV, nisin kalkulimet e partive

    Fotografia është ilustrim dhe nuk ka të bëjë me fletë votimin e zgjedhjeve lokale 2021 në RMV

    Kryeministri Zoran Zaev shuan shpresat e partive shqiptare në koalicion për mbështetjen e njërit nga kandidatët e tyre për Komunën e Tetovës. Zaev thotë se LSDM-ja do të dalë me kandidatin e saj në raundin e parë dhe më pas do të përcaktohet për kandidatin që ndodhet në balotazh. I pari i Qeverisë së fundmi ka intensifikuar takimet me liderët shqiptarë në koalicion.

    “Është logjike që edhe neve të kemi kandidatin tonë dhe secili të dalë me kandidatin e tij që në rrethin e dytë kur mbetet një kandidat i shumicës dhe një i opozitës është normale që ta mbështesim kandidatin e shumicës. Me Thaçin u pashë para dy ose tre javësh. Gjithashtu edhe me Bilall Kasamin. Deri në fund të kësaj jave duhet të takohem edhe me Ahmetin. Të gjithë jemi realist në qëndrimet tona dhe bashkërisht konstatojmë nevojën për mbështetje mes vete”– deklaroi Zoran Zaev.

    Gjysma e kandidaturave të LSDM-së do të jenë të përbashkëta me partnerët e koalicionit, ndërsa pjesa tjetër do të jenë kandidat partiak. Matematika bashkëpunimi do të bëhen edhe në kuadër të këshillave komunal.


    “Pjesa më e madhe e koalicioneve do të jenë në raundin e parë ose thënë ndryshe 50 për qind. 25-30 për qind do të jenë koalicione të raundit të dytë dhe pjesa tjetër e koalicioneve në këshilla mbetet pas përfundimit të ciklit zgjedhor”– pohoi Zoran Zaev.

    Lidhur me hapjen e listave për këshilltarë në zgjedhjet lokale, Zaev shtoi se javën  e kaluar është arritur pajtim me partitë më të mëdha politike, përkatësisht VMRO-DPMNE-në, BDI-në dhe ASH-AAA-në, ndërsa ditëve në vijim vazhdojnë konsultat me partitë më të vogla. Zaev pret konsensus nga të gjitha partitë që zgjedhjet lokale të mbahen më 31 tetor. /Alsat M/

    Lajmi Paraprak

    Mentja për shëndetin e trurit dhe stomakut | Si ta rrisni në shtëpi

    Lajmi i rradhës

    “Titanik”, gjykimi i rastit për mashtrime zgjedhore do të ketë fillim të ri

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë