Zgjidhet Qeveria e re, Hristijan Mickoski është kryeministër

    Qeveria e RMV / Fotografia: Nistori

    Shumica e deputetëve në Kuvend i dhanë dritë jeshile propozimit të Qeverisë së udhëhequr nga Hristijan Mickoski. “Për” Qeverinë e re votuan 77 deputetë, ndërsa “kundër” ishin 22.

    Kundër votuan deputetët e LSDM-së dhe Levicës, ndërsa Fronti Europian e lëshoi Kuvendin para votimit, përcjell Nistori.

    Hristijan Mickoski është kryeministri i 13-të dhe kjo është qeveria e 20-të që nga pavarësia e vendit.

    Pas rezultateve të zgjedhjeve të 8 majit, kreu i VMRO-DPMNE-së zgjodhi koalicionin VLEN dhe lëvizjen ZNAM si partnerë të qeverisë.

    Qeveria e re do të ketë 4 ministri më shumë se ajo aktuale.

    Qeveria e “Mickoskit” do të ketë 5 zëvendëskryeministra, njëri prej të cilëve do të jetë zëvendëskryeministër i parë. VMRO-DPMNE do të udhëheqë me 15 departamente, 6 ministri janë të VLEN-it dhe 2 të ZNAM-it./Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Bytyqi: njerëz që paraprakisht e kanë bojkotuar partinë, nuk mund të jenë në krye të LSDM

    Lajmi i rradhës

    Ushqimet që shkaktojnë gazra – Mënyra e duhur si t’i konsumoni ato

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë