ZHAN MITREV MBROHET – “Turp për të gjithë ata që na akuzojnë për përfitime”

    “Klinika Zhan Mitrev” nuk ka marrë asnjë qindarkë më shumë nga pacientët gjatë pandemisë, madje as për shkak të një llogaritje të gabuar financiare. Edhe Drejtoria për të Hyra Publike, ashtu edhe nga ekspertët e pavarur kanë konstatuar se çdo depozitë e marrë dhe e pashfrytëzuar deri në një denar u kthehet pacientëve. Kështu ka bërë të ditur në konferencën e sotme me gazetarët dr. Zhan Mitrev, përcjell Nistori.

    “Në vitin 2020 pacientëve tanë u kemi kthyer mbi 2 milionë euro, në vitin 2021 kemi kthyer 3 milionë e 200 mijë euro nga avanset. Për çfarë përfitimi po flasim këtu, nëse do të donim të bënim diçka, a do t’u kishim kthyer 5 milionë e 200 mijë euro pacientëve në kohën e pandemisës. Turp për të gjithë ata që na akuzojnë për përfitime”, theksoi doktor Zhan Mitrev.

    Gjatë trajtimit të pacientëve nuk është bërë asgjë jashtë udhëzimeve dhe procedurave. Procesi i hemofiltrimit ka shpëtuar jetë njerëzish. Këtë e vërteton edhe vdekshmëria, e cila është e ulët në klinikë gjatë kohës së Koronës. Sipas raporteve të detajuara spitalore, në Klinikën Zhan Mitrev janë shtruar gjithsej 1738 pacientë të trajtuar, prej të cilëve 1296 kanë shpëtuar.

    “Infeksionet bakteriale gjatë Kovid-it ishin për shkak të gjendjes së imunitetit të pamjaftueshëm të pacientëve, si pasojë e përdorimit të tepërt të antibiotikëve dhe kortikosteroideve. Në Klinikën “Zhan Mitrev” askush nuk i fshehu infeksionet intraspitalore, në kohën e pandemisë, pacientët tashmë kishin shumicën e infeksioneve me vete dhe trajtoheshin në përputhje me rrethanat” – shtoi doktor Mitrev. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Në lavdërim ka më shumë shkelje se në qortim

    Lajmi i rradhës

    TË MAQEDONISË MË SHUMË E PËRDORIN FACEBOOK DHE VIBER | Gjysma e popullatës nuk e dinë se çfarë është krimi kibernetik

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë