Zjarre në disa lokacione, në shuarje është përfshirë edhe helikopteri i Armatës

    Në vend janë disa zjarre aktive dhe vatra të mundshme, informon Qendrave kujdestare-rajonale për menaxhim me kriza. Nga Strumica njoftojnë se zjarri në vendin e quajtur Pogana, Komuna e Vallandovës, ende është aktiv, por është “mesatar” dhe më nuk shpërndahet.

    Zjarri në Kumanovë mes fshatrave Ste-pance, Zheg-lane dhe Mallo-tinë ende është aktiv. Nga mëngjesi në shuarjen e zjarreve është përfshirë edhe helikopter i Armatës. Për shkak të erës që fryn në drejtim të ndryshueshëm dhe për shkak se një pjesë e zjarrit është në terren të paqasshëm, shuarja është vështirësuar.

    Zjarri i cili dje pasdite filloi mbi fshatin Dellogozhdë të Strugës, nuk është lokalizuar plotësisht. Ekipet e zjarrfikësve kanë konfirmuar se ende ka pak tym. Sot po patrullojnë në terren me qëllim që të mos vijë deri te përhapja i tij. Në orën 9 e 30 minuta ka filluar të digjet zjarr i ri i barit të thatë në kodër mbi mullirin në fshatin Llozan, komuna Mogillë.

    Zjarri është përhapur në drejtim të fshatit Iva-njevci dhe Novo-selani. Në fshatin Llozovë, vendi Vodenicë në Shtip, zjarri po përsëritet disa herë dhe ka ndërhyrje, ndërsa po digjet bar i thatë dhe bimë me rritje të ulët./Kohamk/

    Lajmi Paraprak

    Postat e Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë nënshkruan Protokoll për bashkëpunim afarist në kuadër të “Ballkanit të Hapur”

    Lajmi i rradhës

    Mësoni se pse gjermanët do të klimatizojnë rrugët, në vitet e ardhëshme!

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë