Ditëve të fundit në fusha e Pollogut u regjistruan dhjetëra zjarre, të cilat kryesisht janë si pasojë e pastrimit të arrave dhe ndezja e mbeturinave. Disa zjarre madje dolën jashtë kontrolli, duke shkaktuar dëme të mëdha në të mbjella. Mijëra hektarë tokë e mbjellë me grurë është djegur. Një ndër të dëmtuarit është bujku Bashkim Vejseli, të cilit, ditë më parë, ia janë djegur afër tetë mijë metra katror tokë e mbjellë me grurë.
“Po ja kjo është 5000 metra plus 3000 tjetra tetë mijë, nëntëdhjetë për qind është djegur. Në si e llogarisin në dekar nga 500 kilogram, në pesë mijë metra 4000 kilogram rreth 40.000 denar i bie dëm. Zjarri ka filluar nga lartë tek stalla. Inspektor pati polici zjarrfikësa. E paraqitëm në komunë na thanë prej Ministrisë nuk ka dëmshpërblim”, tha Bashkim Vejseli, bujk.
Zjarrfikësit thonë se zjarret e përhapura së fundi shpesh kanë rrezikuar edhe objektet e banimit.
“Ditëve të fundit kemi pasur dhjetëra intervenime nga ana e NJTKZ Tetovë. Faktor kyç i zjarrev është faktori njeri, me siguri bujqit. Humbja është e madhe. Do kisha apeluar që të jenë shumë të kujdesshëm sepse pastrimi i fushave nk bëhet me djegie të tyre por duke pastruar dhe lënë anash mbetjet, dhe assesi mos ndezin zjarre. Kemi pasur shpërthime zjarresh në natyre por që nga shpërthimi i tyre janë vënë në rrezik edhe objektet e banimit”, pohoi Uka Aliti, komandant i NJTKZ Tetovë.
Nga policia e Tetovës, rikujtojnë edhe një herë se shkaktimi i zjarreve në natyrë duke rrezikuar edhe objektet e banimit është vepër e dënueshme penale, deri në dhjetë vite burg.
“SPB Tetovë edhe një herë rikujton qytetarët se shkaktimi i zjarreve sidomos në male, me ose pa qëllim është vepër penale, për të cilën në bazë të nenit 227 të Kodit penal parashikohen dënime në para por edhe me burg nga tetë deri në dhjetë vite burg, varësisht nga dëmi i shkaktuar”, tha Marjan Josifoski. zëdhënës i SPB Tetovë.
Këtë vit Njësia kundër zjarrit në Tetovë ka ndërhyrë deri në ditën e sotme në më shumë së 470 zjarre që kryesisht kanë qenë në natyrë, por nuk kanë munguar edhe zjarret në objekte banimi, që shpesh kanë përfunduar fatalist për banorët./Alsat/