Zjarret në Maqedoni janë nën kontroll

    Zjarret në gjithë territorin e vendit janë vënë nën kontroll. Zjarri i cili për disa ditë ishte aktiv në rajonin e Berovës është lokalizuar tërësisht.

    Sipas Drejtorisë së Mbrojtjes dhe Shpëtimit, ekipet e saj dhe të gjithë pjesëmarrësit e tjerë në shuarjen e flakëve janë kthyer në bazat e tyre, ndërsa në terren mbeten ekipet kujdestare të Pyjeve.

    Mbrëmjen e kaluar ka pasur edhe disa zjarre të tjera në territorin e vendit, në Shkup, Shtip e Kumanovë. Zjarri më serioz ishte në Nagoriç të Vjetër.

    Njësitet zjarrfikëse ndërhyn për të shuar flakët në një objekt të mbushur me dru për ngrohje, i cili është përhapur në tre hektarë të territorit të fshatit Trezovcë. Zjarrfikësve u është dashur të luftojnë 6 orë të plota me flakët.

    Lajmi Paraprak

    Mickoski: Opozita shqiptare a është opozitë a është me pushtetin?!

    Lajmi i rradhës

    Studenti nga Serbia: E kaluara me shqiptarë s’bën ta prishë të ardhmen

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë