Zjarret përfshijnë disa fshatra në Mitrovicë | Policia, FSK-ja dhe KFOR-i u dalin në ndihmë banorëve

    Disa fshatra në Mitrovicën e Jugut janë kapluar nga zjarri dhe zjarrfikësit bashkë me Policinë e Kosovës, Forcën e Sigurisë së Kosovës dhe KFOR-in kanë janë në vendngjarje.

    Këtë e ka konfirmuar për Radion Evropa e Lirë, Fexhrije Pllana, zëdhënëse e Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës së Jugut.

    “Sot rreth orës 15:08 është raportuar për një zjarr në fshatin Cërnushë. Zjarri është përhapur në fshatin Kqiq, te pishat dhe fshatin Zasellë. Njësitë policore, zjarrfikësit, FSK dhe zjarrfikësit e KFOR-i janë në vendngjarje duke u munduar ta lokalizojnë zjarrin dhe ne rast nevoje edhe evakuimin e banoreve”, tha ajo.

    Ndërsa zëvendësdrejtori i Policisë për rajonin e veriut, Besim Hoti, tha për Radion Evropa e Lirë se zjarret në Mitrovicën e Veriut nuk kanë qenë të mëdha dhe janë shuar shpejt.

    “Nuk kanë qenë zjarre klasike. Janë këso zjarre qe po i djegin këto fushat, kanë qenë në fshatin Suhadoll, por i kanë shuar zjarrfikësit shpejt. S’ka më”, tha ai.

    Evropa po përballet me zjarre si pasojë e valës së të nxehtit që po mbretëron ditëve të fundit.

    Zjarret e mëdha në Evropë janë bërë më të shpeshta, po shkaktojnë më shumë dëme dhe po bëhen më të vështira për t’u shuar.

    Francë , Spanja, Sllovenia, Kroacia dhe Greqia janë disa nga vendet që po përballen me zjarre. /REL/

    Lajmi Paraprak

    Çfarë e shkakton gjakderdhjen nga hunda

    Lajmi i rradhës

    “Nëna me dosje komuniste”: Filmi që përçau familjen bullgare

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë